Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), të premtën, më 21 mars 2014 ka organizuar vizitë studimore në kuadër të projektit “Vizitingu përbrenda Kosovës” projekt ky i përkrahur nga ambasada Zvicerane në Kosovë. Vizita e parë është zhvilluar në Prishtinë më saktësisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Kanalin e dytë të Radio Televizionit të Kosovës, si dhe në Qendrën Evropiane për Qështje të Minoriteteve (ECMI).

Qëllimi i vizitës ishte që të rinjtë shqiptarë dhe serb të njihen me punën e këtyre institucioneve/organizatave si dhe si ato iu shërbejnë interesave të tyre, prandaj temë diskutimi ishte edhe mundësia e bashkëpunimit dhe përfaqësimit sa më të mirë, pavarësisht përkatësive etnike. Kështu z. Zharko Joksimovic – drejtor i Kanalit të dytë të Radio Televizionit të Kosovës , gjatë bisedës me të rinjt pjesmarrës nga të dy komunitetet, shpesh e theksoi se ata duhet ta marrin shembull ambientin e krijuar në këtë institucion ku janë të përfshirë të gjitha komunitetet dhe ku pa marrë parasysh nacionalitetin ata funksionojnë së bashku shumë mirë.

YIHR KS falënderon veçanërisht Z. Zharko Joksimovic – drejtor i Kanalit të dytë të Radio Televizionit të Kosovës, znj. Biserka Kostic – deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe Z. Arben Osmanin nga Qendra Evropiane për Qështje te Minoriteteve, të cilët e ndanë kohën e tyre që të takojnë dhe bisedojnë me pjesëmarrësit e vizitës.