YIHR KS dënon ashpër sulmin ndaj 2 personave të lënduar në Shtërpcë
YIHR KS dënon ashpër sulmin ndaj 2 personave të lënduar në Shtërpcë, 11 dhe 21 vjecarit. Ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve relevante të Kosovës të hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të sjellur drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre sa më shpejtë të jetë e mundur.
Ne jemi duke përcjellur me shqetësim situatën e krijuar në Shtërpcë, dhe situatën e tensionuar në gjithë vendin. YIHR KS u bën thirrje qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, mediave si dhe të gjithë qytetarëve që të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet të cilat nxisin urrejtjen ndëretnike e të cilat mund të sjellin edhe përshkallëzim të situatës. Gjuha dhe aktet e urrejtjes stagnojnë procesin e pajtimit dhe pengojnë normalizimin e marrëdhënieve ndër-etnike.
YIHR KS u bën thirrje të gjithë institucioneve dhe qytetarëve të veprojnë mbi frymën e paqes dhe solidaritetit ndër-etnik për të parandaluar akte të tilla të dhunshme në të ardhmen.