Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë i është bashkuar organizatave të tjera joqeveritare në dërgimin e letrës drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit në lidhje me publikimin e përgjimeve.

Duke u thirrur në parimet e ndarjes dhe pavarësisë së pushteteve, në autoritetin dhe përgjegjësinë e Prokurorit të Shtetit për sundim të ligjit dhe ndjekjen e veprave penale, ne organizatat jo-qeveritare, kërkojmë nga institucioni i Prokurorit të Shtetit, që në mënyrë të paanshme dhe konform mandatit kushtetues dhe ligjor:

 Të veprojë me efikasitet, diligjencë dhe profesionalizëm në hetimin e këtyre përgjimeve dhe të gjykojë nëse ka elemente të veprës penale të kryer nga zyrtarët shtetërorë dhe personat tjerë të përgjuar me vendim të gjykatës.

 Të trajtojë këto materiale me urgjencë dhe të japë rezultate në afat sa më të shkurtër, në mënyrë që të mos e shkatërrojë përfundimisht besimin publik edhe ashtu mjaft të ulët në institucionet e drejtësisë.

 Të jetë transparent dhe në vazhdimësi të mbajë publikun të informuar lidhur me progresin e hetimeve, gjetjet dhe hapat e mëtutjeshëm.

 Të bashkëpunojë me Agjencinë Kundër-Korrupsion për të verifikuar rastet e emërimeve politike dhe të jashtëligjshme në bordet e ndërmarrjeve publike, të gjetura në hetimin paraprak të Agjencisë dhe të organizatave të shoqërisë civile.

Letra drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, mund të gjendet këtu.

Poashtu, përgjigjen e z. Lumezi drejtuar organizatave joqeveritare mund ta gjeni këtu.