Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Sot, YIHR KS mirëpriti studentë nga fusha e studimeve për të Drejtat e Njeriut, pjesë e Programit Evropian të studimeve Master për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim (EMA).

Gjatë një ligjerate të përgatitur për ta, ata u njoftuan për punën e YIHR KS-së ndër vite, me theks të veçantë, projektet, aktivitetet, aksionet dhe sfidat që YIHR KS ka në realizimin dhe përmbushjen e misionit.

YIHR KS ka gjithmonë kënaqësinë të mirëpret studentë të fushave të tilla dhe vendeve të ndryshme, në mënyrë që të shkëmbejnë njohuri dhe përvoja mbi fushën e të Drejtave të Njeriut.