Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për te Drejtat e Njeriut është përkushtuar në thyerjen e barrierave ndërmjet të rinjve shqiptarë dhe serb dhe këtë e realizon nëpërmjet aktiviteteve te ndryshme në kuadër të Programit të Vizitave Rajonale dhe Programit të Vizitave brenda Kosovës.

Nga data 2 deri më 5 gusht, Nisma e te Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizoi vizitë tematike në edicionin e 9-të të Festivalit Ndërkombëtar të Dokumentarëve dhe Filmave të Shkurtë “Dokufest” në Prizren.

Pjesëmarrës ishin 24 të rinjtë nga Beogradi së bashku me të rinjtë serb dhe shqiptar nga Kosova. Gjatë qëndrimit të tyre 3 ditor në Prizren pjesëmarrësit kanë ndjekur programin e pasur që ofronte DokuFesti, si filma të metrazhit të shkurtë, dokumentarë të ndryshëm, debate, vizita të monumenteve kulturore e historike të qytetit të Prizrenit duke përfshirë edhe jetën e natës.

Gjatë vizitës së tyre në Prizren të rinjtë u takuan me Drejtorin e Festivalit Aliriza Arënliun me të cilin shkëmbyen përshtypjet e tyre gjatë kësaj vizite.