Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë ofron 4 muaj praktikë për studentë apo të sapo-diplomuar.

Profili YIHR-së:
YIHR është rrjet rajonal i organizatave jo-qeveritare me programe në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi (www.yihr.org).

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Praktikantët do të keni mundësi të jenë të përfshirë në Programin e të Rinjve dhe Edukimit i cili ka për qëllim edukimin dhe forcimin e kapaciteteve të të rinjve, angazhimin në procesin e ballafaqimit me të kaluarën dhe të drejtave të njeriut, dhe në përfshirje e tyre aktive në jetën shoqërore dhe politike.

Kërkesat e përgjithshme:
• Kandidatët duhet të jenë studentë apo të sapodiplomuar;
• Njohja e gjuhës shqipe dhe angleze është e domosdoshme (përfshirë njohuritë në të shkruar);
• Aftësitë të shkëlqyeshme komunikimi;
• Aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike ( Pakoja e Microsoft Office, internet përfshirë rrjetet sociale).

Na dërgoni:
– Një Letër Motivimi – të shkurtër dhe konkrete për interesimin tuaj ne lidhje me praktikën
– Curricullum Vitae – CV

Dokumentet e lartshënuara për aplikim na i dërgoni në ksoffice@yihr.org me “Internship Application” si subjekt të e-mailit tuaj.

Afati i fundit për aplikim është 22 shtator 2013.