Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Të rinjtë për Kosovën dhe Serbinë, të cilët më parë kanë qenë të përfshirë në të paktën një nga aktivitetet e YIHR-së në nivel kombëtar ose rajonal, ftohen të aplikojnë për Punëtorinë “Ribashkimi i Rrjetit të Alumnive të YIHR-së – Kosova dhe Serbia”, për të diskutuar dhe rimenduar rreth aktiviteteve aktuale dhe praktikave që synojnë të intensifikojnë bashkëpunimin mes të rinjve dhe të nxisin ndërtimin e paqes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Punëtoria pesëditore do të organizohet në Beograd nga data 25 deri më 29 maj, gjatë Miredita, Dobar dan! Festival. Punëtoria do të përbëhet nga ligjërata, dhe diskutime ku pjesëmarrësit/et që tashmë kanë marrë pjesë në disa nga programet e YIHR-së do të ndajnë përshtypjet e tyre të veçanta për programet dhe aktivitetet e dizajnuara për të krijuar lidhje mes të rinjve në Kosovë dhe Serbi. Për më tepër, pjesëmarrësit/et do të kenë gjithashtu një mundësi për të reflektuar mbi fuqinë e individëve që tejkalojnë boshllëqet ekzistuese dhe kontributin e tyre në procesin e pajtimit.

Pjesëmarrësit/et me formime të ndryshme arsimore dhe profesionale do të fuqizohen të ofrojnë zgjidhje të mundshme nga përvoja e tyre se si të përfshijnë dhe inkurajojnë në mënyrë më efektive proceset e tejkalimit të ndarjeve dhe tensioneve ekzistuese që po shkaktojnë frikë dhe parandalojnë rritjen e bashkëpunimit.

Punëtoria do të rezultojë në një dokument të bazuar në përpjekjet e përbashkëta të të gjithë pjesëmarrësve për t’i ofruar shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesuara një tregues të qartë se çfarë duhet të ndryshojë dhe çfarë duhet bërë në mënyrë që konsideratat e drejtësisë tranzicionale të kenë një ndikim më të gjerë. Rezultatet e punëtorisë synojnë të hartojnë strategjinë se si alumni të YIHR mund të kontribuojnë në promovimin e paqes dhe pajtimit brenda sferave të tyre profesionale.

Punëtoria po organizohet me mbështetjen e Iniciativës për Ndryshim Paqësor. Të gjitha shpenzimet për pjesëmarrjen në punëtorinë në Beograd do të mbulohen nga organizatorët.

Afati i fundit për aplikim është 10 maj 2022.

Për të aplikuar për programin, ju lutemi plotësoni formularin këtu. Punëtoria do të mbahet në gjuhën angleze.

Të gjithë aplikantët do të njoftohen për rezultatet e aplikimit të tyre jo më vonë se 15 maj 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *