YIHR KS po kërkon një Specialist/e për të përfunduar procedurën e rishikimit dhe akreditimit të Programit për të Drejtat e Njeriut.
Titulli: Specialist i Rishikimit dhe Akreditimit
Kontrata: Kontratë për shërbime
Objektiva e projektit
Qëllimi i projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” është që të fuqizojë të rinjtë që të kërkojnë drejtësi dhe të bëhen pjesëmarrës aktivë në sektorin e drejtësisë në Kosovë. Projekti ka tre objektiva: të promovojë një program të qëndrueshëm dhe kreativ të edukimit për të drejtat e njeriut mbi të drejtat, qasjen në drejtësi, mekanizmat e llogaridhënies dhe reformën ligjore; rritjen e kapaciteteve dhe mendimit kritik të studentëve të drejtësisë dhe të rinjve në përgjithësi në lidhje me sektorin e drejtësisë; rritjen e dialogut, përgjegjshmërisë dhe transparencën e sektorit të drejtësisë ndaj qytetarëve përmes aktiviteteve të drejtuara nga të rinjtë.
Në këtë drejtim YIHR KS ka zhvilluar një “Program për të Drejtat e Njeriut” për të shërbyer si program për trajnimin e trajnerëve nga rajone të ndryshme të Kosovës.
Prandaj, ne jemi në kërkim të një specialisti/e për të rishikuar programin dhe për të përgatitur dokumentet e kërkuara për akreditimin e “Programit të të Drejtave të Njeriut” në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).
Qëllimi i detyrave
Zhvillimi i dokumentacionit që kërkohet për procedurën e akreditimit të “Programit për të Drejtat e Njeriut” i zhvilluar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS).
Detyrat dhe përgjegjësitë
Përgjegjësite kryesore të specialistit/es janë:
- Rishikimi i “Programit të të Drejtave të Njeriut” bazuar në kriteret e akreditimit të përcaktuara nga MASHTI;
- Plotësimi i aplikacionit për akreditim, rishikimi dhe dorëzimi në MASHTI;
- Monitorim i procesit të akreditimit dhe mbajtja e komunikimit me MASHTI;
- Zhvillimi i manualit për përdorim të “Programit mbi të Drejtat e Njeriut”.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare në arsim, shkenca shoqërore ose një fushë tjetër relevante;
- Njohuri mbi procedurat e akreditimit të programeve;
- Prapavi profesionale në fushën e kërkimit dhe zhvillimit të kurrikulave;
- Aftësi të mira analitike;
- Njohuri profesionale të gjuhës shqipe dhe angleze. Njohja e gjuhës serbe do të konsiderohet përparësi;
Udhëzime për aplikim
Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme deri më 27 nëntor 2021 në apply@yihr.org:
- CV;
- Letër motivuese;
- Propozimi financiar për angazhim 10 ditë;
- Metodologjia dhe plani i punës;
- Kontaktet për 2 referenca;
- Shembuj të punëve paraprake, e preferueshme në të njëjtën fushë si ky angazhim.