Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Thirrje për aplikim: Ekspert/e i/e pedagogjisë

Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR KS) është duke kërkuar një ekspert/e për modifikimin e programit për edukim ligjor për të rinj të zhvilluar nga YIHR KS me qëllim të përshtatjes së tij me nevojat e kurrikulave shkollore dhe praktikat më të mira të mësimnxënies.

Programi për edukim ligjor për të rinj ëshë zhvilluar në kuadër të projektit ‘’Të Rinjtë për Drejtësi’’ që mështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL. Ky projekt ka për qëllim rritjen e vetëdijësimit te qytetarët që të jenë aktiv në sektorin e drejtësisë. ‘’Të Rinjtë për Drejtësi’’ po implementohet në rajonin e Prishtinës, Pejës, Gjakovës dhe Ferizajit.

Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR – KS) është formuar në vitin 2004 si
organizatë jo– qeveritare lokale, e bindur se të drejtat e njeriut dhe vlerat shoqërore janë bazë e çdo shoqërie progresive dhe të hapur. YIHR KS është e dedikuar në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, mbrojtjen e viktimave të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe promovimin e sundimit të ligjit.

Përshkrimi i Shërbimit:

YIHR KS është duke kërkuar një ekspert/e të pedagogjisë për përshtatjen dhe modifikimin e programit për edukim ligjor për të rinj me nevojat e kurrikulave shkollore dhe praktikat më të mira të mësimnxënies.

Detyrat:

  1. Modifikimi dhe përshtatja e programit për edukim ligjor me kurikulën shkollore dhe metodat më të mira të mësimnxënjes.

Dokumentet për aplikim:

  1. Letra motivuese që shpjegon pse eksperti do të ishte i/e përshtatshëm për këtë shërbim;
  2. CV apo ndonjë dokument tjetër që dëshmon ekspertizë;

Ju lutem dërgoni këto dokumente në ksoffice@yihr.org me subjekt të email Aplikim – Ekpert i Pedagogjisë.
Afati i fundit për aplikim është data 16 shkurt 2020.