Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

A jeni studentë të Fakultetit Juridik nga rajoni i Prishtinës, Gjakovës, Ferizajit apo Pejës?

Dëshironi të testoni veten në rolin e gjyqtarit/es, prokurorit/es dhe avokatit/es?

Nëse po, aktiviteti “Gjykimet e Simuluara”, në Nivel Kombëtar do t’iu mundësojë të jeni pjesë e një simulimi interaktiv dhe kreativ tre ditor rreth sistemit të drejtësisë dhe rolit të gjyqtarit/es, prokurorit/es ose avokatit/es.

“Gjykimet e Simuluara” në Nivel Kombëtar është aktivitet në të cilin 30 studentë të juridikut do të kenë mundësi që për tri ditë radhazi të marrin informata rreth akterëve të sistemit të drejtësisë dhe të përgatiten që në ditën e fundit të trajnimit të simulojnë një seancë gjyqësore.

Gjykimet e Simuluara në Nivel Kombëtar do të mbahet më 21, 22 & 23 tetor 2020 në Prishtinë.

Të gjitha shpenzimet e transportit dhe ushqimit do të mbulohen nga organizatori dhe në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të çertifikohen.

Për të aplikuar plotësoni formën më poshtë.
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScdZ3wsYWarvPJBcMEtim_NS4u4hntssbEfkk-dTr9XSOpD4Q/viewform?vc=0&c=0&w=1&flr=0&gxids=7757

APLIKIMI ËSHTË I HAPUR DERI MË 16 TETOR 2020, ora 23:59!

*Aktiviteti “Gjykime të Simuluara” organizohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” i cili mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL dhe implementohet nga YIHR KS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *