Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

A jeni student/e e shkencave juridike në Kosovë? A dëshironi të mësoni më shumë për rolin e gjyqtarit/es, prokurorit/es ose avokatit/es? A doni të dini se si zhvillohet një seancë gjyqësore dhe ta testoni veten në rolin e avokatit/es, prokurorit/es ose gjyqtarit/es?

Përmes aktivitetit “GJYKIME TË SIMULUARA”, 30 studentë do të kenë mundësinë të jenë pjesë e një simulimi interaktiv dhe kreativ 3-ditor rreth sistemit të drejtësisë dhe rolit të gjyqtarit/es, prokurorit/es ose avokatit/es. Gjykimet e simuluara janë aktivitete në të cilat studentët për tri ditë rradhazi do të marrin informata rreth akterëve të sistemin e drejtësisë dhe do të përgatiten që në ditën e fundit të trajnimit të inskenojnë një seancë gjyqësore.

Gjykimet e Simuluara do të mbahen më 23 – 25 tetor 2019 në Prishtinë. Të gjitha shpenzimet e transportit dhe ushqimit do të mbulohen nga organizatori.

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të certifikohen.

Për të aplikuar ju duhet të dërgoni një përshkrim të shkurtër se pse dëshironi të merrni pjesë në trajnim (max 500 fjalë) dhe CV-n në emailin ksoffice@yihr.org me subjektin: “GJYKIMET E SIMULUARA NË NIVEL KOMBËTAR”.

APLIKIMI DO TË JETË I HAPUR DERI MË 21 tetor 2019!

Ky aktivitet është duke u implementuar në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” i cili po mbështetet nga INL – Departamenti i Shtetit Amerikan