Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

 

Nëse dëshiron…
…të bëhesh pjesëtar/e i/e rrjetit të aktivistëve të rinj Nisma Ime,
…të përfitosh përvoja të reja, dituri dhe shokë/shoqe, duke luftuar për një qëllim të përbashkët human,
…të dish më shumë rreth punës në grupe, organizimit të fushatave dhe paraqitjes publike,
Nëse mendon se është e rëndësishme…
…të vetëdijesohet shoqëria për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe nevojën për të luftuar kundër shkeljeve të këtyre të drejtave,
…të nxiten mekanizma për ballafaqimin me të kaluarën në mënyrë që shoqëria të fillojë të shikojë drejt së ardhmes,
…që familjarët e personave të pagjetur në Kosovë të mësojnë për fatin e më të dashurve të tyre,

 

…atëherë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) të fton që të marrësh pjesë në punëtoritë “Aktivizmi për të drejtat e njeriut – Nisma Ime”. Sepse, aktivizmi është esencial në lutën për të mbrojtur viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut!

Këto punëtori, që zgjasin 1 ditë, kanë për qëllim që t’iu ofrojnë të rinjve mundësi të marrin njohuri të reja dhe të kuptojnë konceptin e të drejtave të njeriut, format e ndryshme të aktivizmit dhe mënyrës së organizimit të fushatave avokuese dhe vetëdijesuese.

Kandidatët/et e përzgjedhur/a do kenë rastin që pas punëtorisë – së bashku me aktivistët/et e tjerë/a të rrjetit – të marrin pjesë në dizajnimin, zhvillimin dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme të rrjetit të aktivistëve Nisma Ime.

Nëse jeni 16-20 vjeç, entuziastë/e dhe të interesuar/a që të merrni pjesë në këtë punëtori (dhe/apo njihni dikë të tillë), procesi i aplikimit është shumë i thjeshtë dhe përfshinë 3 hapa:
1. Shkarko formularin për aplikim,
2. Plotëso atë, dhe
3. Dërgo formuarin e plotësuar në nismaime@yihr.org, duke shënuar “Punëtoria Nisma Ime” si ‘subjekt’ të e-mailit tuaj.

///

Nisma Ime është e hapur ndaj çdokujt që i ndan vlerat dhe parimet e njëjta dhe është i/e gatshëm/me të ndihmojë në përhapjen e këtij vizioni të përbashkët.

Punëtoria “Aktivizmi për të Drejtat e Njeriut – Nisma Ime” është vazhdimësi e shumë punëtorive për aktivizëm të cilat janë organizuar nga YIHR KS që nga viti 2007. Më shumë se 500 të rinj nga e tërë Kosova kanë marrë pjesë në punëtoritë e Nisma Ime deri më sot.

Nisma Ime @ Web, Facebook, YouTube