Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë – YIHR KS si anëtare e Koalicionit për monitorimin e zgjedhjeve të përgjithshme Demokracia në Veprim – DnV, që do të zhvillohen me 11 qershor 2017 shpallë këtë thirrje për aplikim për vëzhgues të këtyre zgjedhjeve. Roli i monitoruesve do të jetë monitorimi i procesit zgjedhor, specfikisht të fushatës së Partive që janë të Komunitetit Rom, Komunitetit Ashkali dhe Komunitetit Egjiptian në Komunën e tyre.

Kriteret për aplikim janë:

Aplikantët duhet të jenë qytetarë të moshës 18-35 vjec nga Komuniteti Rom, Komuniteti Ashkali dhe Komuniteti Egjiptian.
Aplikantët duhet të jenë qytetarë me vendbanim në këto komuna: Komuna e Prishtinës, Komuna e Prizrenit, Komuna e Ferizajt, Komuna e Gjakovës, Komuna e Fushë Kosovës dhe Komuna e Graçanicës
Aplikantët duhet të mos jenë:
(a) kandidat për post zgjedhor në Kosovë;

(b) pjesëtar i policisë;

(c) ushtarak;

(d) pjesëtar i njësitit të inteligjencës së Kosovës.

Aplikantët duhet të jenë të paanshëm dhe politikisht neutral gjatë vëzhgimit të procesit zgjedhor. Në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërhyjnë në aktivitetet zgjedhore dhe duhet respektojnë fshehtësinë e votimit.
Aplikantët pas përzgjedhjes duhet të vendosin në vend të dukshëm distinktivin e identitetit të vëzhguesit gjatë gjithë kohës të aktiviteteve të vëzhgimit. Nuk është e lejueshme që ai/ajo vesh as bart asnjë shenjë që identifikohet me ndonjë subjekt politik të veçantë gjatë fushatës zgjedhore ose gjatë ditës së zgjedhjeve.
Aplikantët pas përzgjedhjes duhet të përmbahen nga shkelja e të drejtës së votuesit për fshehtësi të fletëvotimit dhe nga pengimi i procesit të të votuarit dhe administrimit të zgjedhjeve.
Aplikantët pas përzgjedhjes duhet ti përmbahen të gjitha kërkesave të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshëm, Ligjit për Zgjedhjet Lokale të Republikës së Kosovës dhe Rregullave të KQZ-së.
Aplikantët pas përzgjedhjes duhet të nënshkruajnë nën betim Deklaratën e Vëzhguesit të Zgjedhjeve, dokument ky i lëshuar nga KQZ për akreditim të Vëzhguesve.
Aplikantët pas përzgjedhjes duhet të jenë të gatshëm të ndjekin trajnimet për vëzhgimin e zgjedhjeve të organizuara nga stafi profesional i DnV-së.
Aplikantët e përzgjedhur duhet të kenë mjet valid identifikimi (letërnjoftim, pasaportë ose leje të vozitjes) dhe xhirollogari aktive ose të hapet xhirollogari në njërën nga bankat në Kosovë.
Për të aplikuar ju lutem plotësoni formularin e bashkangjitur në këtë vegëz:

Formular i aplikimit për vëzhgues të zgjedhjeve

 

Afati i aplikimit është 19 maj 2017.