Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

A mendoni se dallimet se si e shohim të kaluarën janë të pashmangshme? A doni të mësoni më shumë dhe të njihni perspektiva të reja të asaj që na ka ndodhur? A mendoni se ka mite që duhet të zbulohen? A mendoni se ka fakte për të cilat ne të gjithë mund të pajtohemi? A doni t’i jepni vetes dhe të tjerëve një të ardhme më të mirë?

Ka shumë versione të ndryshme formale dhe joformale të historisë së luftërave të viteve 1990 në territorin e shteteve të dala nga ish-Jugosllavia. Këto luftëra na lanë trashëgimi marrëdhënie të shkatërruara të një shoqërie dikur të bashkuar. Politikanët tanë nuk kanë mësuar nga tragjedia e këtyre konflikteve, dhe manipulimi nga ana e tyre për të kaluarën është duke prodhuar jo-tolerancë të re, urrejtje dhe pasiguri për të rinjtë dhe për gjeneratat e ardhshme.

Mos-toleranca e ndërsjellë dhe armiqësia në marrëdhëniet e shteteve dhe shoqërive tona është pengesa më e madhe, e cila ndikon në mënyrë specifike të rinjtë që duan të udhëtojnë, të bashkëpunojnë dhe të shoqërohen me kolegët e tyre pavarësisht shtetësisë, vendlindjes apo gjuhës së tyre. Gjithashtu, për shkak të mungesës së investimeve konstruktive në marrëdhëniet e rajonit dhe problemeve që dalin prej tij, të rinjtë do të pësojnë më së shumti dëme. Në të njëjtën kohë, pikëpamjet e ndryshme të historisë po shkaktojnë probleme brenda shoqërive tona ku nxënësit ndahen brenda shkollave, pikërisht për shkak të shmangies së dialogut. Kjo ndërton vetëm mos-tolerancë dhe thellim të dallimeve.

Prandaj, ne po implementojmë këtë projekt me bindjen se një e ardhme e qëndrueshme dhe paqësore e bazuar në mirëkuptim te ndërsjellë dhe respekt te përgjithshëm për vlerat qytetare si, sundimi i ligjit, është përgjegjësia jonë dhe ne jemi të përgatitur të marrim këtë përgjegjësi.

Nisma “E Kaluara Vazhdon” ju ofron mundësinë për të bërë një hap brezash përpara dhe së bashku me të rinjtë nga rajoni, të merrni pjesë në krijimin e një vështrimi të ri në të kaluarën që na ka ndarë deri më tani. Ky program ju vë në pozitën e bashkëautoreve të botimeve “Sharing Narratives” dhe ju jep mundësinë të mësoni përmes vizitave studimore në vende në rajon, të njihni njerëz të rinj dhe të diskutoni me dëshmitarë bashkëkohorë, si dhe me dhe ekspertët rajonal e botërorë mbi historinë, dialogun dhe drejtësinë.

Bashkohuni me ekipin e më shumë se 100 të rinjve nga pesë vende, që së bashku do të vëzhgojnë në mënyrë kritike mitet ekzistuese dhe së bashku do t’u dërgojnë një mesazh të fortë politikanëve se, dialogu dhe bashkëpunimi janë të mundshme.

 

 

Aktivitetet e  projektit:

Seminari “Bring your own history”

Projekti do të fillojë duke mbledhur 120 të rinj nga Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova në një seminar rajonal me titull “Bring your own history” në të cilën të gjithë do të “sjellin” njohuritë dhe perspektivat e tyre për ngjarjet nga e kaluara e afërt të fituara nëpërmjet shoqërisë, familjes dhe kontekstit në të cilin ata jetojnë. Qëllimi i seminarit është që pjesëmarrësit të paraqesin disa rrëfime dominuese dhe të fitojnë njohuri dhe përvojë të re përmes leksioneve mbi dialogun historik dhe kështu të shqyrtojnë në mënyrë kritike kontekstet dhe perspektivat e ndryshme.

Punëtoritë dhe vizitat studimore

Në fund të seminarit të parë pjesëmarrësit do të ndahen në disa grupe studimi dhe nëngrupe në varësi të interesave të tyre dhe për secilin do të mbahet një seminar i veçantë për të përpunuar më tej punën e ardhshme. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të vizitojnë edhe vendet e krimeve dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut për të diskutuar dhe hetuar më shumë për rate të ndryshme.

Rrëfimet e përbashkëta

Pas Seminarit, pjesëmarrësit do të punojnë në tregime për çështje të diskutueshme nga e kaluara e afërt, rreth të cilës shoqëritë tona janë thellësisht të ndara. Pjesëmarrësit do të inkurajohen që të mbështeten sa më shumë që të jetë e mundur në faktet e vërtetuara dhe në dokumentet relevante. Ekspertët do t’u ofrojnë atyre udhëzime për diskutimet dhe të gjitha çështjet që lidhen me temat. Është shumë e mundshme që jo të gjithë pjesëmarrësit të bien dakord për rrëfime të caktuara ose për pjesët e tyre. Dhe kjo është një gjë e mirë. Askush nuk do të detyrohet të qëndrojë pas diçkaje me të cilën nuk pajtohen. Prandaj, është e mundur që disa ngjarje të kenë më shumë tregime.

Promovimi i rezultateve

I gjithë procesi i takimit, dialogut dhe punës studimore do të dokumentohet dhe rezultati përfundimtar i punës rinore “Shared Narratives” do të promovohet publikisht në të gjitha vendet e rajonit. Projekti do të zgjasë deri më 4 mars 2019.

 

APLIKONI:

 

Ne ftojmë të rinjtë nga mosha 18 dhe 23 vjeç, të cilët janë të interesuar të marrin pjesë në nismën ‘E Kaluara Vazhdon’, të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe një letër motivimi (deri në 300 fjalë )ksoffice@yihr.org. Afati i fundit për aplikim është 14.03.2018. Nëse pranoheni, duhet të planifikoni të merrni pjesë në të gjithë procesin e projektit, duke filluar me seminarin “Bring your own history” i cili do të mbahet në Beograd nga 28-31 mars 2018. Të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes do të mbulohen nga organizatori.

 

 

Ky projekt u zhvillua përmes programit të bursave Aleanca për Dialogun Historik dhe Përgjegjësitë e Institutit për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbisë në Nju Jork, SHBA dhe zbatohet nga Rrjeti Rajonal i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me PAX për Paqe nga Holanda me mbështetjen e Fondacionit Robert Bosch nga Gjermania dhe Komisioni Evropian.

 

logo