Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

SHKOLLA ALTERNATIVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) fton të gjithë studentët e shkencave sociale nga Universitetet publike dhe private të Kosovës të aplikojnë në edicionin e parë të Shkollës Alternative për të Drejtat e Njeriut.

Shkolla Alternative për të Drejtat e Njeriut do të organizohet me qëllim të edukimit dhe fuqizimit të të rinjve për identifikim dhe trajtim të duhur të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Programi i Shkollës do të ofrojë mundesi alternative të marrjes së njohurive dhe praktikave, të cilat mungojnë në sistemin ekzistues të edukimit të lartë në Kosovë.

Programi do të zgjasë për 4 javë (8 tetor – 2 nëntor) dhe do të ndahet në 4 module. Programi përmbanë 16 ligjërata me profesorë dhe avokatë, vizita studimore në institucione relevante dhe monitorim të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Përgjatë programit, pjesëmarrësit do të mësojnë mbi të drejtat e njeriut nga një perspektivë akademike, por gjithashtu nga një perspektivë praktike siç aplikohen në Kosovë.

Në përfundim të shkollës, të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen.

Për të aplikuar ju duhet të dërgoni një letër motivuese (500 fjalë max) dhe një CV në email ksoffice@yihr.org me subjekt – Aplikim për Shkollën Alternative për të Drejtat e Njeriut.

Afati i fundit për të dorëzuar aplikacionet është 24 shtator 2018.

Vetëm pjesëmarësit e përzgjedhur do të kontaktohen.