Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë – YIHR KS në kuadër të projektit “Fuqizimi i votuesve të rinjë nga komuniteti Rom, komuniteti Egjiptian dhe komuniteti Ashkali” shpall këtë thirrje për aplikim në Trajnimin mbi Qytetarinë aktive në Prishtinë.
Ky Trajnim do të zhvillohet në formë të punëtorisë për votuesit e rinj nga rradhët e Komuniteteve Rom, Ashakli dhe Egjiptas mbi të drejtat e njeriut, aktivizmin qytetar dhe votimin si mjet demokratik. Kjo punëtori do të ndihmojë në vetëdijësimin shoqëror të të rinjve drejt problemeve ekonmike, shoqërore dhe politike qe Kosova përjeton, me fokus në grupet e margjinalizuara në Kosovë.
Kushtet për aplikim:
1. Aplikantët duhet të jenë qytetarë të moshës 18-35 vjeç nga Komuniteti Rom, Komuniteti Ashkali dhe Komuniteti Egjiptian
2. Të jenë të gatshëm të marrin pjesë në trajnimin 3 ditor.
Të gjitha shpenzimet përgjatë trajnimit mbulohen nga organizatori.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Të interesuarit duhet të dërgojnë të dhënat personale (duke përfshirë edhe edukimin) dhe motivmin (max 100 fjalë) për pjesëmarrje në trajnim.
Datat e aplikimit:
Çdo person i interesuar për aplikim duhet që këtë ta bëjë më se largu deri me 20 Maj 2018. Dokumentet e kërkuara për aplikim duhet të dërgohen në adresën elektronike ksoffice@yihr.org.
Inkurajohen vajzat dhe gratë e Komunitetit Rom, Komunitetit Ashkali dhe Komunitetit Egjiptian që të aplikojnë.
Për çdo pyetje, kërkesë, paqartësi ose informacion shtesë ju lutem na shkruani në adresën elektronike ksoffice@yihr.org.
Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)