Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) fton të gjithë studentët/et e Fakultetit Juridik nga universitetet publike dhe private të rajonit të Prishtinës, Ferizajit, Pejës dhe Gjakovës që të aplikojnë në trajnimin mbi programin për edukim ligjor për të rinjtë.

Për katër ditë rradhazi, studentët/et do të trajnohen në programin për edukim ligjor të zhvilluar nga YIHR KS dhe partnerët e saj. Përveç kësaj, studentët do të kenë mundësi që gjatë trajnimit të aftësohen për prezantimin e njohurive të përfituara. Trajnimi do të ofrohet nga një trajner/e profesional/e.

Pas trajnimit, studentët/et pjesmarrës/e do të kenë mundësi që njohuritë e përfituara t’i ndajnë me nxënës/e të shkollave të mesme dhe studentë/e të universiteteve nëpërmjet rreth 80 ligjeratave që do të organizohen në rajonin e Prishtinës, Ferizajit, Pejës dhe Gjakovës. Secili student/e do të ligjëroj një numër të caktuar të ligjeratave nëpër katër (4) rajonet e lartëpërmendura.

Studentët do të paguhen për secilën ligjëratë të mbajtur.

Për të aplikuar ju duhet të dorëzoni CV-në dhe një Letër Motivuese deri më 12 shkurt 2020, ora 23:59 në email-en ksoffice@yihr.org me subjekt Aplikimi “Trajnimi për Trajner”.

Trajnimi do të mbahet nga 20-23 shkurt 2020, nga ora 09:00-16:00 në Prishtinë.

Vetëm pjesëmarësit e përzgjedhur do të kontaktohen.

Trajnimi mbi programin për edukimin ligjor për të rinjë mbahet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” dhe mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit/INL.