Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) po fillon me organizimin e një serie punëtorish lidhur me aktivizmin dhe të drejtat e njeriut. Punëtoritë , zgjasin 3 ditë dhe kanë për qëllim që t’iu ofrojnë të rinjve mundësi që të marrin njohuri të reja dhe të kuptojnë konceptin e të drejtave të njeriut, format e ndryshme të aktivizmit dhe mënyrës së organizimit të fushatave avokuese dhe vetëdijesuese si dhe të nxisin dialog lidhur me ballafaqimin me të kaluarën.

Nëse jeni 17-22 vjeç, entuziastë/e dhe të interesuar/a që të merrni pjesë në këtë punëtori (dhe/apo njihni dikë të tillë), procesi i aplikimit është shumë i thjeshtë:

Dërgoni CV-në dhe një Letër Motivimi në e-mailin ksoffice@yihr.org, duke shënuar “Workshop YIHR 2014” si ‘subjekt’ të e-mailit tuaj, deri më 20 maj 2014.

Kandidatët/et e përzgjedhur/a do kenë rastin që pas punëtorisë – së bashku me pjesmarrësit tjerë, do të marrin pjesë në vizita studimore dhe aktivitete tjera që do të organizohen në vazhdimësi.

Punëtoria “Aktivizmi për të Drejtat e Njeriut ” organizohet në kuadër të projektit “Vizitingu përbrenda Kosovës” qëllimi kryesor i të cilit është thyerja e barrierave ekzistuese ndërmjet të rinjëve të komunitetit shqiptar dhe serb. Projekti është përkrahur nga Ambasada Zvicrane në Kosovë.