Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e  Njeriut (YIHR-KS) shpallë thirrjen për projekt propozimet në kuadër të Programit të Granteve të Vogla për vitin 2017, që ka për qëllim rritjen e përfshirjes së rinisë në edukim, monitorim (platforma online të përfshirjes së rinisë) dhe avokim (aksione rrugore) në Kosovë. Financimi për Programin e Granteve të  Vogla të Nismës është ofruar nëpërmjet Programit Kërko Drejtësi (D4J), i  financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL dhe implementuarnga Qendra Kombëtare për Gjykata Shtetërore (NCSC), me qëllim që të mbështes zhvillimin e fuqishëm  të kërkesës për drejtësi në Kosovë të bazuar në dëshmi.

Në mënyrë që të përforcohen kapacitetet e rinisë të bëhen qytetarë aktiv të Kosovës, YIHR-KSdo të jap grante për grupe joformale të formuara nga nxënës të shkollave të mesme që demostrojnë kapacitet të identifikojnë probleme të komunitetit lokal dhe aftësi për të ndërmarrë hapa konkretë drejtë zgjedhjeve të këtyre problemeve.

Prioritet do t’u kushtohet projekteve që përfshijnë aktivitete që kanë për synim përfshirjen e rinisë në edukim, projekte që demostrojnë bashkëpunim të të rinjve nga komunitete të etnive të ndryshme në zgjidhjen e problemeve lokale dhe kombëtare, dhe projekte që e përforcojnë kërkimin për drejtësi dhe e lehtësojnë pjesëmarrjen e të rinjve në proceset e avokimit.

Procedura e Aplikimit

Të gjitha projekt propozimet duhet të përfshijnë:

1) Një përshkrim të grupit të organizatës/joformal

2) Një përshkrim i idesë që ju doni ta implementoni dhe aktiviteteve që do të ju ndihmojnë ta arrini atë.

Të dy elementet duhet të adresohen në Formularin e aplikimit dhe mos të jete më i gjatë se dy (2) faqe.

Kriteret

Nisma do të japë grante për grupet joformale në vijë me legjislacionin e aplikuar. E drejta për t’u zgjedhur dhe shpërndarja e grantit janë të vendosura nga komiteti i  Nismës për Rishikim të Granteve.

Informatat mbi Grantin

NISMA do të ofrojë një numër të limituar të Granteve të Vogla për projekte që mund të zgjasin deri në një muaj në kohëzgjatje, në shumë maksimale prej 1,500.00 USD.

Afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është 20 Korrik,2017.

Projekt propozimet duhen të dorëzohen tek:

ksoffice@yihr.org

ose:

Youth Initiative for Human Rights – Kosovo

Str. Rexhep Mala, no.9,

10000 Prishtina, Kosovo

+381 38 748 018

www.yihr.org