Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Pavarësisht refuzimit të parë, YIHR KS mirëpret vendimin e dytë të Kuvendit të Kosovës i cili lejon kërkesën e YIHR KS-së për qasje në dokumente publike. Komisioni u pajtua me vlerësimin e YIHR KS-së se është në interesin publik që të publikoj informatat lidhur me edukimin dhe përvojën e punës për secilin kandidat që ka aplikuar për pozitën e Avokatit të Popullit në ueb faqen e Kuvendit.

YIHR KS beson fuqishëm se ky është një hap i rëndësishëm drejt respektimit të lirisë së shprehjes në Kosovë dhe një procesi transparent të përzgjedhjes, proces i cili duhet të monitorohet nga shoqëria civile, mediat dhe aktivistë të të drejtave të njeriut. YIHR KS shfrytëzon këtë mundësi për t’iu bërë thirrje të gjitha mediave që të përdorin këtë informacion tashmë publik, për të informuar publikun për çdo kandidat potencial.

Më tej, pasiqë Institucioni i Avokatit të Popullit është i vetmi institucion i pavarur për të drejtat e njeriut në Kosovë, është veçanërisht e rëndësishme që procesi i përzgjedhjes të mos jetë i politizuar dhe të zgjedhet kandidati/ja më i/e mirë, me aftësinë për t’iu shërbyer interesave të qytetarëve dhe të kontribuoj në përmirësimin e respektimit të drejtave të njeriut në Kosovë.

Kërkesat e YIHR KS-së gjenden këtu, refuzimi këtu, ndërsa të dhënat për secilin kandidat që ka aplikuar për pozitën e Avokatit të Popullit mund të gjenden këtu.