Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

– english below –

                                                                                    THIRRJE PËR OFERTË

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR – KS), me mbështetjen e The Bureau of International Narcotics and Laë Enforcement Affairs (INL) nga nëntori i vitit 2018 është duke implementuar projektin “Të Rinjtë për Drejtësi”.

YIHR-KS fton subjektet e interesuara për të paraqitur ofertat e tyre për një kontratë shërbimi në zhvillimin e Fushatës Mediale në kuadër të implementimit të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi”.

Projekti “Të Rinjtë për Drejtësi” është një projekt 12-mujor që ka për qëllim kryesor të fuqizojë të rinjtë për të kërkuar drejtësi dhe për tu bërë pjesëmarrës aktivë në sektorin e drejtësisë në Kosovë.

Grupet e drejtpërdrejta të synuara: të rinjtë (16-30 vjeç), përfshirë të rinjtë nga komunitetet etnike jo-shumicë, studentët/et dhe të diplomuarit/at e juridikut dhe qytetarët në përgjithësi.

Grupet e synuara indirekte: gjyqtarët, prokurorët, avokatët, përfaqësues të OSHC-ve.

 Qëllimi i fushatës mediale:

Qëllimi i kësaj fushate është të sigurojë që i gjithë projekti të zgjerohet në të gjithë territorin e Kosovës dhe veçanërisht te të rinjtë. Fushata do të luajë rol kyç në informimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve dhe të publikut në përgjithësi për të kërkuar qasje në drejtësi.

Fushata mediale përfshin vetëm:

Prodhimin e katër (4) spoteve televizive (me perkthim ne gjuhen serbe dhe angleze)
Hapësirë mediale në televizione nacionale dhe lokale

Fushata do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me YIHR-KS.

Kriteret e vlerësimit:
Idea/Koncepti: 40%
Përvoja relevante: 10%
Çmimi më i ulët: 50%

Ju lutemi dërgoni propozimin tuaj të detajuar dhe tre referenca jo më vonë se 21/1/2019 në: ksoffice@yihr.orgme titullin: Oferta për fushatë mediale për projektin “Të Rinjtë për Drejtësi”

 

CALL FOR BIDS

 

Youth Initiative for Human Rights (YIHR – KS), with the support of The Bureau of International Narcotics and Law Enforcement Affairs (INL) since November 2018, is implementing the project “Youth for Justice”.

 

Thus, YIHR-KS invites interested legal entities to submit bids for a service contract in the implementation of the Media Campaign in the framework of the “Youth for Justice” project.

 

The “Youth for Justice” project is a 12-month project aimed primarily at empowering young people to seek justice and to become active participants in the justice sector in Kosovo.

 

Direct target group: young people (16-30 years), including young people/ citizens from non-majority ethnic communities, law students and those who have graduated.

 

Indirect target groups: judges, prosecutors, lawyers, CSO representatives.

 

The purpose of the media campaign:

The purpose of this campaign is to ensure that the entire project is expanded throughout the territory of Kosovo and especially among young people. The campaign will play a key role in informing and raising awareness among young people and the public in general to seek access to justice.

The media campaign includes only:

Production of four (4) television spots (translated into Serbian and English)

Media coverage on national and local television

The campaign will be conducted in close cooperation with YIHR-KS.

Assessment criteria:

Ideas / Concepts: 40%

Relevant experience: 10%

Lowest price: 50%

Please send your detailed proposal and three references no later than 21/1/2019 to: ksoffice@yihr.org title: Offer for media campaign for the project “Youth for Justice”.