Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Termat e referencës: 

Gjatë vitit 2021 dhe 2022, organizata jonë në kuadër të projekteve do ketë nevojë për akomodim të grupeve të organizuara për trajnime të ndryshme, ku gjatë vitit 2021 planifikohet akomodim mesatarisht prej 20 netësh (këto 21 ditë do të jenë të ndara gjatë vitit 2021, në data dhe muaj të ndryshëm) për grupe nga 25 deri 35 persona. Kërkesat specifike për 2022 janë të përafërta me atë të 2021.

Për organizatën:

Youth Initiative for Human Rights (YIHR) fillimisht u krijua si një organizatë joqeveritare rajonale në 2003, e cila më vonë u shndërrua në një rrjet rajonal të YIHR në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci. Për më shumë se një dekadë, YIHR KS ka punuar me sukses në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Në theks të veçantë, YIHR KS është përqendruar në procesin e trajtimit të së kaluarës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rolin e rinisë në nivelin lokal dhe rajonal.

Qëllimi i shërbimit:

Përmes kësaj thirrje për shprehje të interesit, YIHR KS synon të identifikojë hotele, që do të konsiderohen si ofrues të shërbimeve për akomodim.

Rezultatet e pritura:

Me palën e përzgjedhur do të bëhet kontratë kornizë për ofrim të shërbimeve brenda periudhës kohore prej 24 muaj, ku organizata do të i jep prioritet por jo ekskluzivitet palës së përzgjedhur për ofrim të shërbimit. Kontrata e cila do të nënshkruhet me palën e përzgjedhur nuk do të jetë e obligueshme për zbatim nga organizata jonë duke marrë parasysh rrethanat me Covid-19 dhe dinamikat e projekteve dhe organizimeve që do të organizohen në të ardhmen si dhe kënaqshmërinë e shërbimeve të ofruara. 

Specifikat e aplikimit:

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Aplikimi:

Nëse keni ndonjë pyetje, na shkruani në apply@yihr.org.

*Dokumentet mund të dorëzohen nga e hëna deri të premten, duke filluar nga ora 09:00 deri në 17:00. 

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 2 prill 2021 në ora 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *