Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Termat e referencës

Për: Realizimin e shtatë (7) muraleve në shtatë (7) shkolla të mesme të larta në regjionet Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Prizren dhe Gjakovë, në kuadër të projekti “Youth for Justice/Të Rinjtë për Drejtësi”  të mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL.

Për organizatën:

Youth Initiative for Human Rights (YIHR) fillimisht u krijua si një organizatë joqeveritare rajonale në 2003, e cila më vonë u shndërrua në një rrjet rajonal të YIHR në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci. Për më shumë se një dekadë, YIHR KS ka punuar me sukses në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Në theks të veçantë, YIHR KS është përqendruar në procesin e trajtimit të së kaluarës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rolin e rinisë në nivelin lokal dhe rajonal.

Respektivisht, projekti ‘’Të Rinjtë për Drejtësi’’ ka për qëllim fuqizimin e të rinjve që të kërkojnë drejtësi dhe të jenë pjesëmarrës aktiv në sektorin e drejtësisë në Kosovë.

Një ndër aktivitetet e projektit është realizimi i shtatë (7) muraleve në shkolla të mesme të larta në regjionet e lartpërmendura.

Qëllimi i shërbimit:

Përmes kësaj thirrje për shprehje të interesit, YIHR KS synon të identifikojë kompani dhe organizata të kualifikuara dhe me përvojë, që do të konsiderohen si ofrues të shërbimeve në realizimin e shtatë (7) muraleve në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajit Gjilanit, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjakovës.

Muralet me përmbajtje të sistemit të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut do të realizohen në atë mënyrë që do të rrisin të menduarit kritik tek nxënësit dhe do të përçojnë mesazhe edukative.

Metodologjia e ofrimit te sherbimit:

Rezultatet e pritura: 

Kapacitetet e kompanisë/organizatës:

Aftësitë minimale që kërkohen nga kompania/organizata aplikante:

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Aplikimi:

*Dokumentat mund të dorëzohen nga e hëna deri të premten, duke filluar nga ora 09:00 deri në 15:00.

Dokumentet të cilat nuk përmbajnë të dhënat e cekura më lart, nuk do të merren parasysh.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave është 27 prill 2022, ora 17:00.

Për pyetje apo informata të tjera rreth shprehjes së interesimit kontaktoni në apply@yihr.org.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *