Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina


Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), me përkrahjen e Civil Rights Defenders CRD), në kuadër të programit për të drejtat e njeriut organizoi për herë të tretë Trajnimin mbi Ligjin kundër Diskriminimit të mbajtur më 7-8 dhjetor 2013 në ambientet e YIHR-se në Prishtinë. Trajnimin e kanë ndjekur gjithsej 16 pjesëmarrës nga Kosova, shumica e të cilëve nga fusha e drejtësisë dhe me interes të posaçëm në ligjin kundër diskriminimit.

Trajnimi u përcjellë me një program intensiv, interesant dhe interaktiv të udhëhequr prej ligjëruesve: Naim Osmani nga Civil Rights Program Kosovo dhe Natyra Avdiu nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë.

Përgjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit u njohën dhe mësuan të përdorin në mënyrë më efektive legjislacionin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në këtë fushë, si dhe me konventat ndërkombëtare në fushën e kundër diskriminimit që janë drejtpërdrejtë të aplikueshme në Kosovë. Përveç kësaj, ata u familjarizuan me jurispodencën e komiteteve ndërkombëtare dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kjo ngjarje u përmbyll me garën e përgatitur në formë të një simulimi të gjykimit, ku pjesëmarrësit përgatitën rastin e simuluar të diskriminimit dhe e prezantuan atë para një paneli të gjyqtarëve.