Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), me përkrahjen e Civil Rights Defenders, si pjesë e programit të saj për të Drejtat e Njeriut mbajti një trajnim dy-ditor më 14 dhe 15 gusht 2012 mbi lirinë e shprehjes dhe gjuhën e urrejtjes.

Trajnimi u mbajt në zyrën e YIHR KS-së në Prishtinë, dedikuar për stafin e YIHR KS-së dhe përfaqësues të disa organizatave të zgjedhura, përfshirë: Libertas, Nisma Kosovare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara Mendore (K-MDRI), Kosova 2.0, Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) dhe Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI).

Trajnimi eksploroi të drejtat e njeriut si liria e shprehjes dhe të drejtën e privatësisë, si dhe trajtimin e gjuhës së urrejtjes. Gjithashtu, legjislacioni ndërkombëtar dhe nacional, si dhe shembuj të ndryshëm u përdorën e mënyra praktike për të trajtuar gjuhën e urrejtjes u diskutuan.

YIHR KS është mirënjohëse për përkrahjen e Civil Rights Defenders që mundësuan këtë trajnim dhe që kontribuuan në këtë trajnim. Përveç kësaj, YIHR KS është edhe mirënjohëse e Këshilltares Ligjore nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), për kontributin e saj.