Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

 Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), me mbështetjen e Civil Rights Defenders, si pjesë e programit të saj për të Drejtat e Njeriut mbajti një trajnim për avokat mbi Ligjit Kundër Diskriminimit.

Trajnimi u organizua në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK) dhe u mbajt më 10 tetor 2012 në Qendrën e Trajnuese të Odës së Avokatëve në Prishtinë.

Trajnimi ka mbuluar disa aspektet duke përfshirë diskriminimin, standardet ndërkombëtare dhe zbatueshmërinë e tyre në Kosovë. Gjithashtu, aspektet kryesore të ligjit Anti-Diskriminim 2004 u diskutuan dhe një pjesë e trajnimit ëeshtë fokusuar në mundësitë e shfrytëzimit të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në rastet e diskriminimit. Gjatë një drekë pune, avokatët diskutuan dy raste hipotetitke të diskriminimit në baza të ndryshme dhe në sfera të ndryshme.