Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, me përkrahjen e Civil Rights Defenders, organizoi trajnimin mbi Ligjin Kundër-Diskriminimit të mbajtur më 27 – 30 tetor 2011 në Hotel Solid, Suharekë. Trajnimin e kanë ndjekur gjithsej 14 pjesëmarrës/e nga Kosova, shumica e të cilëve/cilave nga fusha e drejtësisë dhe me interes të posaçëm në ligjin kundër-diskriminimit.

Një fjalim hyrës në trajnim u dha nga Zëvendës Shefi i Misionit të Këshillit të Evropës, i përcjellë me një program intensiv, interesant dhe interaktiv të udhëhequr prej ligjëruesve nga OJQ dhe institucione të ndryshme si: Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Programi për të Drejtat Civile në Kosovë, Shoqata e Juristëve të Rinj Maqedonas, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Përgjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit/et u njohën dhe mësuan të përdorin në mënyrë më efektive legjislacionin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në këtë fushë, si dhe me konventat ndërkombëtare në fushën e kundër-diskriminimit që janë drejtpërdrejtë të aplikueshme në Kosovë. Përveç kësaj, ata/ato u familjarizuan me jurispodencën e komisioneve ndërkombëtare dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo ngjarje u përmbyll me një gjykatë të dyshimtë, ku pjesëmarrësit përgatitën parashtresat e bazuara në një skenar të bërë para një paneli gjyqtarësh.