Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për te Drejtat e Njeriut në kuadër të Programit të Vizitave organizon vizitën e radhës së të rinjve nga Beogradi në Prishtinë si vazhdimësi e serisë së takimeve ndërmjet të rinjve nga Kosova dhe Serbia.

Vizita e të rinjve nga Beogradi do të zgjasë nga 08 – 10 nëntor 2010 dhe gjatë kësaj kohe ata do të vizitojnë Kuvendin e Kosovës, Muzeun Etnologjik në Prishtinë, dhe do të takohen me përfaqësues të Radio Televizionit të Kosovës, Kohës Ditore, KIPRED-it, Fondit për të Drejtën Humanitare dhe Lëvizjes FOL.

Gjatë kësaj kohe të rinjtë nga Beogradi dhe Prishtina do të diskutojnë për nevojën dhe problemet në lidhje me vendosjen e kontakteve ndërmjet të rinjve nga të dy qytetet, jetën në Beograd dhe Prishtinë, marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve, problemet lidhur me lirinë e lëvizjes. Debati do te transmetohet ne emisionin Jeta në Kosovë në Radio Televizionin e Kosovës.