Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

-English and Serbian below –

YIHR Kosova dhe YIHR Serbia dënojnë dhe kundërshtojnë emërimin e Sylejman Selimit si këshilltar të kryeministrit Ramush Haradinaj: Kriminelët e luftës nuk kanë vend në Qeveri!

Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR Kosovë) dhe Youth Initiative for Human Rights – Serbi (YIHR Serbi) dënojnë dhe kundërshtojnë fuqishëm vendimin e kryeministirit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj për emërimin e ish-komandatit të UÇK-së, Sylejman Selimi, si këshilltar politik.

Deri më 25 janar të këtij viti, kur edhe u lirua me kusht, z. Selimi ishte në burg duke vuajtur dënimin e tij prej 7 (shtatë) vitesh për veprën penale krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999.

Përveç veprimit të z. Haradinaj, liderë të tjerë shtetëror kanë vizituar Sylejman Selimin pas lirimit nga burgu dhe e kanë cilësuar atë si hero të popullit shqiptar. Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaci, ka thënë se “Me heroin e gjallë, gjeneralin Sylejman Selimi në liri, Kosova është më e mirë dhe më e sigurt”.

Emërime dhe deklarata të tilla për ne janë jashtzakonisht shqetësuese dhe si rrjedhojë të papranueshme. Personat që kanë kryer krime lufte duhet të qëndrojnë larg institucioneve shtetërore që shërbejnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie. Vendimi për emërimin e z. Selimi si këshilltar politik, tregon për mos-seriozitetin dhe mungesën e përkushtimit të Qeverisë për drejtësi, pajtim dhe paqe.

YIHR – Kosovë dhe YIHR – Serbi si organizata që punojnë në ballafaqimin me të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale, i bëjnë thirrje të gjithë liderëve politik në Kosovë që të ndalojnë çfarëdo plani për përfshirje e nderim të kriminelëve të luftës në jetën politike dhe publike. Fokusi i tyre kryesor duhet të jetë në njohjen dhe arritjen e drejtësisë për viktimat, të mbijetuarit/at dhe personat e pagjetur nga lufta në Kosovë.

Ne, si të rinj nga Kosova dhe Serbia, gjithmonë do të jemi kundër nderimit të kriminelëve të luftës në të dy shtetet. Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë rrëfimet e njëanshme të historisë dhe do të punojmë për të punuar në ndërtimin e paqes dhe pajtimit në mes të dy popujve.

 

-ENG-

 

YIHR Kosovo and YIHR Serbia condemn and oppose the appointment of Sylejman Selimi as advisor to the Prime Minister of Kosovo, Ramush Haradinaj: War criminals have no place in Government!

Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR Kosovo) and Youth Initiative for Human Rights – Serbia (YIHR Serbia) condemn and strongly oppose the decision of the Prime Minister of the Republic of Kosovo, Ramush Haradinaj to appoint the former KLA commander, Sylejman Selimi as his political advisor.

This decision came days after Mr. Selimi was released on bail, after serving more than 5 years in prison of his total serving of 7 years. Sylejman Selimi was convicted for war crimes against the civilian population during 1998-1999.

In addition to Mr. Haradinaj generous action, other state leaders have visited Sylejman Selimi after his release from prison and have described him as a hero of Albanian people. President of Kosovo, Hashim Thaçi, said that “With the living hero in freedom, General Sylejman Selimi, Kosovo is better and safer”.

Such appointments and statements are extremely concerning and therefore unacceptable for us. Persons who committed war crimes should stay away from state institutions. The decision to appoint Mr. Selimi as a political adviser points to the lack of seriousness and lack of Government’s commitment to justice, reconciliation and peace.

YIHR – Kosovo and YIHR – Serbia as organizations working in dealing with the past and transitional justice call on all political leaders in Kosovo to stop any plan for involvement and glorification of war criminals in political and public arena. Instead, their main focus should be on recognizing and achieving justice for victims, survivors and missing persons from the war in Kosovo.

We, as young people from Kosovo and Serbia, will always be against glorification of war criminals in both states. And we are determined to continue opposing biased and nationalistic narratives and working to build peace on the basis of respect for all victims.

-SRB-

Ratnim zločincima nije mesto u Vladi Kosova


Inicijativa mladih za ljudska prava – Kosovo (YIHR Kosovo) i Inicijativa mladih za ljudska prava – Srbija (YIHR Srbija) osuđuju i snažno se protive odluci premijera Kosova, Ramuša Haradinaja, da imenuje bivšeg komandanta OVK Sulejmana Selimija za političkog savetnika.

Ova odluka je usledila nekoliko dana nakon što je Selimi pušten na uslovnu slobodu,  pošto je odslužio više od 5 godina zatvora u ukupnom trajanju od 7 godina. Sulejman Selimi je osuđen za ratne zločine protiv civilnog stanovništva tokom 1998-1999. godine.

Osim što ga je premijer Kosova Haradinaj velikodušno prihvatio u svoj kabinet, drugi državni zvaničnici su nakon njegovog otpusta posetili Selimija i opisali ga kao heroja albanskog naroda. Predsednik Kosova, Hašim Tači, rekao je da je “sa živim herojem na slobodi, generalom Sulejmanom Selimijem, Kosovo bolje i bezbednije”.

Ovakve izjave su u najmanju ruku zabrinjavajuće i  strogo neprihvatljive. Osobama koje su počinile ratne zločine nije mesto u državnim institucijama Kosova. Odluka o imenovanju Selimija za političkog savetnika ukazuje na nedostatak ozbiljnosti i nedostatak predanosti Vlade pravdi, pomirenju i miru.

YIHR Kosovo i YIHR Srbija kao organizacije koje rade na suočavanju s prošlošću pozivaju sve političke aktere na Kosovu da se prestane sa glorifikacijom ratnih zločinaca u političkom i javnom životu. Umesto toga, njihov glavni fokus treba da bude na prepoznavanju i postizanju pravde za žrtve, preživele i nestale osobe iz rata na Kosovu.

Mi, kao mladi ljudi Kosova i Srbije, bićemo brana slavljenju ratnih zločinaca i u Srbiji i Kosovu, odlučni da gradimo zajedničku kulturu mira na poštovanju žrtava.