Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, me përkrahjen e Civil Rights Defenders, organizoi trajnimin e dytë mbi Ligjin Kundër-Diskriminimit të mbajtur më 7 – 9 Dhjetor 2012 në Hotel Amazona, Milloshevë. Trajnimin e kanë ndjekur gjithsej 21 pjesëmarrës/e nga Kosova, shumica e të cilëve/cilave nga fusha e drejtësisë dhe me interes të posaçëm për Drejtat e Njeriut dhe në Ligjin Kundër Diskriminimit.

Gjatë ditës së parë, pjesëmarrësit u njohën me masat ligjore kombëtare që kanë të bëjnë me ndalimin e diskriminimit. Ndërsa në ditën e dytë, korniza ndërkombëtare u diskutua dhe rastet kryesore të diskriminimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Në ditën e fundit të trajnimit, pjesëmarrësit konkurruan në një simulim, ku përgatitën një rast të diskriminimit dhe paraqitën atë para gjykatësve.

Trajnimi u realizua nga profesorë vendorë dhe nga Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë.