Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) ka shfrytëzuar vazhdimin e përkrahjes nga National Endowment for Democracy (NED) për të vazhduar ndërtimin e besimit dhe mirëkuptimit ndërmjet të rinjve në Kosovë duke inkurajuar dialogun dhe promovimin e aktivizmit në komunitetet lokale. YIHR KS ka ofruar përkrahje financiare dhe teknike për aktivistët e komuniteteve të ndryshme etnike në organizimin e fushatave avokuese dhe për të punuar së bashku në adresimin e sfidave të komunitetit lokal. Shtatë grante të vogla u janë ndarë OJQ-ve në Kosovë përgjatë vitit 2012.

Programi i Granteve të Vogla është dizajnuar për të krijuar lidhje të reja dhe për të lehtësuar dialogun mes shqiptarëve e pakicave jo-shqiptare, dhe për të forcuar bashkëpunimin në mes të rinjve kosovarë dhe homologëve të tyre përtej kufirit. Projektet e mbështetura duhet të zgjasin deri në tre muaj dhe të kontribuojnë në objektivat si: thellimi i bashkëpunimit ndërmjet të rinjve nga komunitetet e ndryshme etnike në zgjidhjen e çështjeve të përbashkëta lokale dhe kombëtare; përmirësimin e dialogut, tolerancës dhe mirëkuptimit në mes të komuniteteve të ndryshme etnike dhe rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve nëpër fushata për të drejta të njeriut dhe fushata të tjera qytetare dhe avokuese.

Konkretisht, YIHR KS nëpërmjet Programit të Granteve të Vogla ka mbështetur këto projekte, të cilat arrijnë shumën e përgjithshme prej $25,000.00, dhe janë duke u implementuar gjatë vitit 2012: