Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

YIHR KS si pjesë e Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore i bashkangjitet thirrjes për parandalimin e dhunës në familje në kohën e pandemisë COVID-19.

Gjatë kohës së izolimit dhe distancimit social me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, shumë gra/vajza dhe fëmijë përballen edhe me shtim të dhunës në familje teksa qëndrojnë të izoluar/a me abuzuesit e tyre.

“Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGj) inkurajon të gjithë ata që dëgjojnë ose dyshojnë për raste të dhunës në familje të raportojnë ato menjëherë në polici në numrin 192. Është përgjegjësi e jona të raportojmë krimet kur ndodhin, dhe gjithashtu detyrë qytetare të mbrojmë të tjerët.
Për më tepër, GSBGj inkurajon personat të cilët kërkojnë ndihmë ose këshillim në lidhje me dhunën në familje që të telefonojnë në linjën telefonike të Mbrojtësve të Viktimave: 0800 11 112. Numri është falas dhe punon 24/7, si dhe është konfidencial dhe anonim.”

Thirrjen mund ta gjeni KËTU. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *