Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë u takua me Këshilltarin Politik- Ligjor të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), z. Faton Fetahu.

YIHR KS e njoftoi z. Fetahu për aktivitetet në kuadër të projektit “Youth for Justice”, mbajtjen e ligjëratave në shkollat e mesme në  regjione të ndryshme të Kosovës. Në këto ligjërata të rinjtë do të mësojnë rreth sistemit të drejtësisë në Kosovë, të drejtave të tyre për qasje në punën e këtij sistemi si dhe përgjegjësinë që ka sistemi i drejtësisë tek qytetarët.

Duke pasur parasysh se për zbatimin e këtij projekti mbështetja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është përcaktuese z. Fetahu, në emër të Ministrit Bajrami, u dakordua që MASHT të lejoj YIHR KS të mbaj ligjerata në shkollat e mesme. Poashtu, në takim u dakordua që memorandum bashkëpunimi të përfundohet dhe nënshkruhet javën e ardhshme.

YIHR KS është duke implementuar e projektit “Youth for Justice” përmes programit “Demand for Justice” i cili zbatohet nga National Center for State Courts dhe mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit. Ky program ka për qëllim fuqizimin e zhvillimit të kërkesës për drejtësi në Kosovë.

Foto nga takimi mes YIHR KS dhe MASHT, më 09.02.2017
Foto nga takimi mes YIHR KS dhe MASHT, më 09.02.2017