Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Shtatëmbëdhjetë të rinj/reja, morën pjesë në punëtorinë e parë për vitin 2013 mbi aktivizmin për të drejtat e njeriut, të mbajtur më 15-17 mars 2013. Gjatë kësaj punëtorie, pjesëmarrësit/et e rinj/reja, përveç njoftimin me punën ndër vite të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) dhe të rrjetit të aktivistëve/eve Nisma Ime, patën mundësi që përmes sesioneve interaktive të mësojnë për të drejtat e njeriut në Kosovë, aktivizmin dhe llojet e tij. Përveç kësaj, ata/ato arritën që përmes punës në grupe, të hartojnë mjaft suksesshëm ide dhe strategji për aktivitete të ndryshme avokuese dhe vetëdijesuese lidhur me tema të caktuara.

Pjesëmarrësit/et e rinj/reja do kenë rastin që pas punëtorisë – së bashku me aktivistët/et e tjerë/a të rrjetit – të marrin pjesë në dizajnimin, zhvillimin dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme të Nisma Ime.

Të rinj/reja entuziast/e dhe të interesuar/a për t’iu bashkuar rrjetit të aktivistëve/eve Nisma Ime dhe me ambicie për të luftuar për një qëllim të përbashkët human, do të kenë rastin që të marrin pjesë në punëtoritë një-ditore mbi aktivizmin për të drejtat e njeriut, që do të organizohen rregullisht nga YIHR KS. Punëtoria “Aktivizmi për të Drejtat e Njeriut – Nisma Ime” është vazhdimësi e shumë punëtorive për aktivizëm të cilat janë organizuar nga YIHR KS që nga viti 2007.

Nisma Ime është e hapur ndaj çdokujt që i ndan vlerat dhe parimet e njëjta dhe është i/e gatshëm/me të ndihmojë në përhapjen e këtij vizioni të përbashkët.

Nisma Ime @ Web, Facebook, YouTube