Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut- Kosovë në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të rinjve në edukim gjithëpërfshirës” që mbështetet nga Programi për Angazhim dhe Barazi (E4E) e i financuar USAID/ATRC, sot ka zhvilluar një takim me zëvendës ministren e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë znj. Anila Statovci dhe z. Arbër Salihu – Zyrtarë për plan-programe në kuadër të kësaj ministrie.
Në kuadër të këtij takimi është diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes të YIHR dhe MASHT përgjatë procesit të rishikimit të kurrikulës shkollore të nivelit parauniversitar. YIHR njoftojë zyrtarët e ministrisë rreth programit që do të zbatojë në kuadër të ri-shikimit të kurrikulës dhe shprehu gatishmërinë që të ofrojë kontributin e saj në këtë proces.
Znj. Statovci zv. ministre e MASHT shprehu vullnetin e ministrisë për bashkëpunim në këtë fushë dhe gjithashtu potencoi faktin se MASHT aktualisht është fazën e inicimit të procesit për ri-shikimin dhe amandamentimin Ligjit për Botimin e Teksteve Shkollore, ku u ra dakord që YIHR të jetë pjesë e komisionit në këtë proces.
Të dy palët janë pajtuar që të vazhdojnë komunikimin dhe të intensifikojmë koordinimin me qëllim arritjen e rezultateve që mundësojnë përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse në sistemin e edukimit.