Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Për të pestin vit me radhë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë ka vazhduar ndarjen e Granteve të vogla për Organizatat Jo-Qeveritare nga Kosova. Ky ishte raundi i parë për vitin 2011. Ky Program mbështet nga National Endowment for Democracy (NED).

Organizatat fituese në raundin e parë janë:

1. CIVITA është organizatë e re e cila punon në promovimin e politikave publike të cilat janë në përputhje me interesat qytetare. CIVITA është e dedikuar në qeverisje të mirë e cila është e bazuar në principet demokratike, institucione të përgjegjshme dhe llogaridhënëse, si dhe bërja e ligjit me qytetarë aktiv. Projekti i mbështetur nga YIHR synon të inicioj diskutimin e reformave zgjedhore në nivel lokal, si dhe draftimin dhe publikimin e një analize në reformën zgjedhore si një alternativë për të përmirësuar legjislacionin zgjedhor.

2. Edukimi progresiv ndërkombëtar (IPE) është organizatë jo-profitabile e themeluar në vitin 2009. IPE është themeluar nga edukatorë lokal dhe ndërkombëtarë dhe aktivistë social të dedikuar në ofrimin e mundësive të barabarta për edukim të rinjve kosovar, për të promovuar aktivizimin social te të rinjtë dhe të avancojë edukimin në Kosovë. Projekti i përkrahur nga YIHR ka për qëllim të ofroj instruksione dhe përkrahje në zhvillimin e mendimit kritik dhe kreativ te nxënësit e shkollave të mesme, si dhe t’u ofrojë mundësi për interaksion ndër-etnik.

3. Komiteti për mbrojtjen e Grave dhe të Drejtave të Njeriut është themeluar në vitin 1999 në Fushë Kosovë. Kjo organizatë punon në mbledhjen e grave dhe vajzave të reja me qëllim të krijimit të kushteve për qasje të femrave në realitetin kosovar, me fokus në minoritete. Qëllimi i projektit të përkrahur nga YIHR është informimi i të rinjve në fshatrat përreth Fushë Kosovës për të drejtat e tyre dhe mundësisë për pjesëmarrje në vendim-marrje; si dhe përmirësimin e bashkëpunimit të të rinjve të Fushë Kosovës me institucionet lokale.

4. Instituti hulumtues për shtet-ndërtim në Kosovë (RISK) është një think-tank i pavarur i dedikuar në promovimin dhe përmirësimin e kualitetit të debatit dhe analizave në procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës. RISK beson në principet e lirisë, shoqërisë së lirë dhe përgjegjëse. Projekti i përkrahur nga YIHR ka për qëllim të adresoj mungesën e besimit dhe interaksionit në mes të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës. Me fjalë të tjera, të ndikoj pozitivisht në politikat e Qeverisë së Kosovës në drejtim të serbëve në përgjithësi, me fokus të veçantë në të rinjtë serb.

5. Scardus është organizatë jo-profitabile e themeluar në vitin 2010 nga qytetarë të vendeve të Kosovës, Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, të dedikuar për zhvillimin e sportit, kulturës, marrëdhënieve njerëzore dhe mbrojtjes së natyrës. Projekti i përkrahur nga YIHR ka për qëllim të përfshijë të rinj nga komunitete të ndryshme të Kosovës, veçanërisht nga komuna e Shtërpcës për të marrë pjesë në aktivitetet shoqërore dhe sportive.