Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Kosovë, me përkrahjen e fondacionit SOROS, në kuadër të Programit për të Rinj, ka organizuar turneun e debatit në formatin Karl Popper “Prishtina Open”, i cili është mbajtur në datat 10-11 dhjetor 2011, në gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë. Pjesëmarrës në këtë turne ishin 11 ekipe të debatit nga Prishtina, Mitrovica dhe Ferizaj.

Gjatë ditës së parë janë zhvilluar tri raunde të debatit, ndërsa në ditën e dytë është zhvilluar çerekfinalja, gjysmëfinalja dhe finalja.

Temat për të cilat është debatuar gjatë këtij turneu janë:
– “Universiteti i Prishtinës nuk duhet të ketë përqindje të rezervuar për komunitetet e Kosovës”;
– “Mediat duhet të kenë lirinë e pakufizuar të shprehjes”;
– “Kosova duhet të lejoj martesën mes homoseksualëve”;
– “Kriminelet e luftës duhet të gjykohen në vendin e tyre të origjinës”.