Urim Hashani është i diplomuar në Shkenca Politike dhe Diplomaci dhe aktualisht po përfundon studimet në Drejtësi. I pasionuar për të drejtat e njeriut dhe ndërtimin e paqes, Urimi ka punuar me parë si praktikant në programin e paqes në YIHR KS dhe aktualisht është praktikant në programin për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në YIHR KS. Ai gjithashtu është angazhuar në punë vullnetare në disa OJQ të tjera dhe ka qenë një avokues aktiv istudentëve, duke shërbyer si anëtar i Këshillit të Studentëve në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Prishtinës. Gjatë karrierës së tij, Urimi ka treguar një angazhim të fortë për drejtësinë sociale, të drejtat e njeriut dhe përkrahjen e ndryshimeve pozitive në komunitetin e tij.