Si pjesë e Javës për të Drejtat e Njeriut, paneli E Kaluara dhe E Tashmja: Shkeljet e të Drejtave të Njeriut, bashkoi aktivistë/e dhe ekspertë/e për të reflektuar mbi ndikimin e padrejtësive historike në marrëdhëniet ndër-etnike dhe rëndësinë e trajtimit të këtyre çështjeve sot.
I moderuar nga Adelina Hasani (KCSS), diskutimi përfshiu mendime nga Donika Emini (Drejtoreshë Ekzekutive, CIVIKOS), Dušan Radaković (ACDC), Amer Alija (Qendra për të Drejtën Humanitare në Kosovë), dhe aktivistët Agnesa Bytyci dhe Anjdelija Vucinic. Panelistët/et theksuan nevojën për një dialog të sinqertë rreth të kaluarës, aktivizmin në bazë dhe ndryshimin sistemik për të parandaluar shkelje të ardhshme.
Pjesëmarrja e audiencës theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në promovimin e drejtësisë dhe pajtimit. Ngjarja përfundoi me një thirrje për veprim për arsimin, empatinë dhe përpjekjet aktive për ndërtimin e komuniteteve gjithëpërfshirëse