Një moment reflektimi, solidariteti dhe fuqizimi.
Nuk mund të shpresonim për një mbyllje më të fuqishme në ditën e 3-të të Javës për të Drejtat e Njeriut. Leximi kolektiv në Bubble Pub ishte një përvojë vërtet fuqizuese. U mblodhëm për të lexuar dhe reflektuar mbi veprat e aktivistëve/eve dhe shkrimtarëve/eve revolucionarë/e që kanë formuar lëvizjet globale për drejtësi. Së bashku, ndamë poezi, histori dhe mendime që na kujtuan të gjithëve: liria e vërtetë mund të ekzistojë vetëm kur është kolektive dhe e ndarë nga të gjithë/a.
Falenderime speciale për të gjithë/a poetët/et që sollët zërat dhe shkrimet tuaja personale në këtë rreth, kontributet tuaja e bënë këtë tubim një hapësirë solidariteti dhe fuqizimi të ndërsjellë.