Programi për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Ndërtimin e Paqes

Programi i YIHR KS ‘Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Ndërtimin e Paqes’ synon të nxisë paqen dhe pajtimin në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë duke mbështetur nismatn që adresojnë narrativat komplekse historike të Ballkanit Perëndimor. Programi fokusohet në ndërtimin e një kujtese kolektive gjithëpërfshirëse dhe të përqendruar te viktimat civile për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, promovimin e proceseve të ndërtimit të paqes dhe fuqizimin e të rinjve për t’u bërë liderë dhe aktivistë në jetën publike.

Qasja jonë strategjike përfshin:

  • Angazhimi Publik: Ne organizojmë debate, punëtori dhe shkëmbime mes të rinjëve për përballjen me të kaluarën, duke përfshirë historitë gojore dhe eksplorimin socio-kulturor, dhe zhvillojmë strategji që centralizojnë viktimat.
  • Muzeu dhe Edukimi: Ne zgjerojmë  Muzeun Virtual të Refugjatëve dhe Muzeun e Fëmijëve të Luftës, mbajmë aktivitete edukative në shkolla të mesme dhe shpjegojmë përballjen me të kaluarën për publikun.
  • Aktivitetet Përkujtimore: Pjesë e aktiviteteve të programit është përkujtimi apo shënimi online dhe aktivitete lokale në zonat e banuara me serbë të Kosovës, duke i dhënë përparësi përkujtimit gjithëpërfshirës të krimeve të luftës.
  • Zhvillimi i të Bashkëpunuarit: Ne bashkëpunojmë me zyret e YIHR në rajon, caktojmë staf për të punuar me komunitetet jo-shumicë, zgjerojmë praninë tonë në zonat me shumicë serbe dhe mbajmë takime të shpeshta me aktivistë.

Ky program është dizajnuar për të edukuar publikun rreth konflikteve të kaluara dhe për të komunikuar në mënyrë efektive historitë e viktimave, në mënyrë që ato të mund të kuptohen dhe të mësohen nga një audiencë e gjerë. Ne nuk mund të ecim përpara drejt një të ardhmeje më të mirë dhe rikuperimit nëse nuk jemi në gjendje të mësojmë dhe të rritemi nga e kaluara jonë. Në YIHR KS, ne besojmë se të mësuarit nga e kaluara jonë është thelbësore drejt formësimit të një të ardhmeje më të informuar dhe paqësore. Bashkohuni me ne në udhëtimin tonë drejt pajtimit dhe progresit.

PreviousProgrami për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit NextProgrami për Fuqizimin e Rinisë