Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Programi për Ballafaqimin me të Kaluarën

YIHR KS përmes Programit për Ballafaqimin me të Kaluarën vazhdon të japë kontributin e saj në krijimin e platformave për ballafaqimin me të kaluarën dhe ndërtimin e paqes në Kosovë dhe në rajon. Ky program përqendrohet në mbështetjen e nismave dhe rritjen e vetëdijes te njerëzit në Kosovë për faktet e luftërave të fundit në Ballkan, në mënyrë që të ndërtojmë një kujtesë kolektive dhe të kontribojmë në proceset e ndërtimit të paqes në Kosovë dhe në rajon.

YIHR KS është e përkushtuar të fuqizojë dhe të edukojë rininë që të bëhen aktivistë dhe udhëheqës në fushat e politikëbërjes dhe avokimit në mënyrë që të njohim viktimat e luftës, të gjejmë të vërtetën dhe të vendosim drejtësi për të gjithë viktimat.

Ky përkushtim ka ndërtuar lidhje të të rinjve në rajon përmes bashkëpunimit me organizata nga vende të ndryshme të rajonit. YIHR KS gjithashtu është anëtare e një numri të madh të organizatave dhe rrjeteve të ndryshme në nivel rajonal dhe global.

Ky program mbështetet nga: USAID, Robert Bosch Stiftung – PAX, RYCO – OFAJ, Swiss Embassy dhe Forum ZFD.