Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Programi për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit

Që nga themelimi i saj ne vitin 2004, YIHR KS vazhdon të mbetet një nga organizatat më aktive në fushën e të drejtave të njeriut në Kosovë. Përmes Programit për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit, YIHR KS punon në monitorimin, dokumentimin dhe raportimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut, zbatimin e ligjeve dhe funksionimin e mekanizmave mbrojtës për të drejtat e njeriut.
Kështu, YIHR KS synon të vazhdojë të jetë një mbrojtëse aktive dhe promovuese e të drejtave të njeriut në Kosovë, si dhe në rajon.

Ky program mbështetet nga: Departamenti i Shtetit Amerikan/INL dhe Kosovo Specialists Chambers.