Hapësira e Aktivizmit

Hapësira e Aktivizmit u lansua nga YIHR KS në vitin 2022 gjatë Javës për të Drejta të Njeriut si një hapësirë e dedikuar për aktivistë që të shndërrojnë idetë e tyre në aktivizëm. Kjo hapësirë e hapur dhe miqësore për të rinjtë ndodhet brenda zyrave tona dhe është falas për të gjithë aktivistët. 

E vendosur në zemër të Prishtinës, Hapësira e Aktivizmit ofron një mjedis të sigurt dhe falas për të gjithë. Nëse dëshironi të punoni, socializoheni apo thjesht të relaksoheni, kjo hapësirë është e pajisur me karrige, kokërrshilte, tavolina pune, një projektor, një TV, një sistem zëri, një biçikletë tavoline, kafe, çaj, ujë, libra, pajisje zyreje dhe një atmosferë të mbushur me dashuri, siguri dhe frymë aktivizmi.
Procesi i rezervimit për të shfrytëzuar hapësirën është i thjeshtë: na dërgoni një email në activismhub@yihrks.org për të rezervuar datën dhe kohën tuaj. Mos e humbisni këtë mundësi—ejani në Hapërirën e Aktivizmit dhe bëni ndryshimin tuaj!