Rrjeti më i ri dhe më i madh rajonal i aktivistëve/eve është këtu!

🤩Rrjeti më i ri dhe më i madh rajonal i aktivistëve/eve është këtu! Rrjeti i Aktivistëve/eve të Gjeneratës së Paqes ka nisur zyrtarisht dhe të gjithë ju jeni të ftuar të bëheni pjesë e tij!

Ky rrjet është një iniciativë që thyen barriera dhe ka për qëllim të nxisë ndryshime pozitive dhe bashkëpunim kuptimplotë midis aktivistëve/eve të rinj/reja nga Kosova dhe Serbia. Ky rrjet dinamik do të shërbejë si një platformë e strukturuar për komunikimin, duke amplifikuar zërat e aktivistëve dhe duke nxitur përpjekjet dhe nismat ndërkufitare, me një fokus të veçantë në angazhimin në nivelin Grass-root.

❣️Bashkohuni me rrjetin tani për të përfituar nga dhjetëra mundësi duke përfshirë: punëtoritë e shkëmbimit rinor dhe të tregimeve, ekspozitat multimediale, skemat e granteve të vogla, eventet e rrjetëzimit në Kosovë dhe Serbi, programet e praktikave ndër të tjera.

📌LINK: https://forms.gle/r8tVUmdyaDXGaYvH8

*Financuar nga Bashkimi Evropian

PreviousOpen Call – Program Assistant NextRegional Youth Exchange on Reconciliation and Intercultural Dialogue in the Balkans