🕯️ DITA KOMBËTARE E PERSONAVE TË PAGJETUR

U mblodhëm për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, duke nderuar kujtimin e 1,592 individëve që ende janë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë (Kryqi i Kuq Ndërkombëtar).

E mbajtur në Universitetin e Prishtinës, kjo ngjarje bashkoi familjet e personave të zhdukur, shoqërinë civile, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë/e e aktivistë/e.

Këtë vit, nderuam dy individë të jashtëzakonshëm që ia dedikuan jetën kauzës së ballafaqimit me të kaluarën:
🕯️ Bajram Çerkini, i cili ndërroi jetë në vitin 2025
🕯️ Milorad Trifunović, i cili ndërroi jetë në vitin 2020

Si themelues të Qendrës së Burimeve për Personat e Pagjetur, angazhimi i tyre i palodhur vazhdon të frymëzojë luftën për përgjigje.

Jemi thellësisht të prekur nga fjalimet e:
Aida Çerkini, familjare e afërt e Bajram Çerkinit
Negovan Mavrić, Zëvendës Drejtor i MPRC
Prof. Dr. Bekim Baliqi, Dekan i Fakultetit Filozofik
Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur

Ngjarja ofroi gjithashtu një performancë të fuqishme me çelo nga Adonis Gjini, e cila u pasua nga një shëtitje simbolike deri te Memoriali për Personat e Pagjetur në Prishtinë, ku vendosëm lule në shenjë respekti dhe komemorimi.

Kjo ngjarje ishte një thirrje për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale për zbardhjen e menjëhershme të fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë.

🕊️ E ardhmja fillon duke njohur, nderuar dhe u përballur me të kaluarën.

*Kjo ngjarje u organizua në partneritet me MPRC & Pro Peace.

Previous“Rezistenca: Gratë e Paqes dhe Drejtësisë në ish-Jugosllavi dhe Shqipëri”