HRW 11 – 20 vjetori i YIHR KS, dy dekada aktivizmi për liri, barazi dhe drejtësi.

Mbrëmja u pasurua me reflektime të fuqishme nga figura kyçe që kanë formësuar historinë tonë. Marigona Shabiu, Drejtoreshë Ekzekutive e YIHR KS, vuri në pah arritjet e organizatës dhe përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj aktivizmit të udhëhequr nga të rinjtë/rejat. Andrej Nosov, themelues i YIHR, ndau origjinën e lëvizjes dhe ndikimin e saj transformues në gjithë rajonin. Ish-Presidentja Atifete Jahjaga theksoi rëndësinë e vazhdimit të avokimit për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe përtej saj, ndërsa Shpend Qamili, një tjetër shtyllë themeluese e YIHR KS, ofroi një rrëfim për organizatën teksa ndau dhe çmimin.

Urime të përzemërta për Aktivistin e të Drejtave të Njeriut të Vitit 2024, OJQ, QIPS, puna e palodhur e të cilëve/ave mishëron frymën e misionit tonë të përbashkët.

Mbrëmja u bë edhe më e veçantë me performancat mbresëlënëse të Offchestra dhe Gent, që sollën energji dhe unitet në këtë festë.

PreviousHRW 11 - Java e të Drejtave të Njeriut - Edicioni i 11-të, nisi me frymën e vërtetë të aktivizmit NextHRW 11 - Prezantimi i raportit "Gjuha Diskriminuese në Tekstet Shkollore"