Kemi përfunduar me sukses Projektin 5-vjeçar “Të Rinjtë për Drejtësi” me qindra aktivitete të implementuara dhe më shumë se 6000 përfitues!
Projekti “Të Rinjtë për Drejtësi” ka fuqizuar rininë në Kosovë që të kenë pjesëmarrje aktive si dhe të avokojnë për drejtësi. Ky projekt gjithashtu promovoi edukimin e qëndrueshëm për të drejtat e njeriut, rriti mendimin kritik tek studentët të drejtësisë dhe të rinjve dhe kultivoi dialogun, përgjegjshmërinë dhe transparencën brenda sektorit të drejtësisë.
Gjatë implementimit të projektit Të Rinjtë për Drejtësi kemi pasur shumë arritje të mëdha! Konkretisht, krijuam platformën “E Drejta Jem” e cila fuqizon të rinjtë në sektorin e drejtësisë. Ky projekt ngriti vetëdijen rreth llogaridhënies, transparencës, të drejtave të njeriut dhe institucioneve të drejtësisë në Kosovë. Kjo platformë lehtëson raportimin dhe hetimet lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut, duke rezultuar në komunikimin midis palëve raportuese dhe institucioneve përkatëse.
Ne gjithashtu organizuam Ligjërata për Sistemin e Drejtësisë dhe Gjykime të Simuluara për të edukuar dhe informuar studentët e fakulteteve dhe shkollave të mesme përreth sistemit të drejtësisë.
Një konkurs artistik inkurajoi krijimin artistik mbi çështjet e të drejtave të njeriut, ndërsa një program i monitorimit të gjykatave angazhoi studentët e drejtësisë në vëzhgimin dhe raportimin mbi procedimet gjyqësore. Ne përuruam muralet e drejtësisë në shkollat e mesme për të ngritur vetëdije rreth të drejtave të njeriut dhe vendosëm praktikantë në Gjykatat Themelore për të fituar përvojë praktike. Dita e Hapur në Gjykatë i lejoi nxënësit e shkollave të mesme të vizitonin dhe të mësonin rreth procedimeve gjyqësore. Dhe së fundi, Shkolla Alternative për të Drejtat e Njeriut ofroi mësime, bisedime dhe vizita për të edukuar nxënësit rreth të drejtave të njeriut. Në kuadër të këtij projekti, ne akredituam “Manualin e Edukimit për të Drejtat e Njeriut për të Rinjtë” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe mbajtëm trajnime për të drejtat e njeriut për mësues të edukatës qytetare.
*Projekti të Rinjtë për Drejtësi suportohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan – INL.