Profesorë/e dhe student/e nga programi master i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në të Drejtat e Njeriut, E Drejta Penale Ndërkombëtare dhe Drejtësia Tranzicionale morrën pjesë në një vizitë studimore në Zagreb, Kroaci. Ata/o u takuan me institucionet më të rëndësishme të të drejtave të njeriut si Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Zagrebit, organizata të ndryshme të shoqërisë civile dhe Shtëpia e të Drejtave të Njeriut në Zagreb, Republika e Kroacisë.
Ky program i shkëmbimit ishte pjesë e një nisme më të gjerë të organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS), me mbështetje financiare nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).