Jemi të emocionuar/a të ju njoftojmë se zyrtarisht kemi publikuar librin “Rezistenca: Gratë e Paqes dhe Drejtësisë në ish-Jugosllavi dhe Shqipëri” në Reportin House, Prishtinë.
Ky libër është rezultat i një projekti dyvjeçar të implementuar nga Pro Peace në Kosovë dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS). Libri ofron një shqyrtim të thellë të rolit thelbësor që gratë luajtën në kundër luftës, dhunës dhe shtypjes politike në ish-Jugosllavi dhe Shqipëri.
Përmes dëshmive personale të njëmbëdhjetë grave, Rezistenca thekson refuzimin e sistemeve patriarkale dhe ideologjive nacionaliste për të mbështetur paqen, drejtësinë dhe të drejtat e njeriut. Lufta e tyre e pandërprerë për të vërtetën dhe pajtimin, përmes dokumentimit të krimeve, organizimit të protestave dhe udhëheqjes së përpjekjeve humanitare, shërben si një dëshmi e fuqishme e guximit dhe vendosmërisë së tyre.
Ngjarja e publikimit përfshiu një panel diskutimi të moderuar nga Lura Limani, me: Feride Rushiti, e intervistuar; Sonja Biserko, e intervistuar; dhe Korab Krasniqi, hulumtues.
Me fjalë përshëndetëse nga Kristen Schubert, Pro Peace Gjermani, Marigona Shabiu, YIHR Kosovë, moderuar nga Vjollca Islami Hajrullahu, Pro Peace Kosovë.
Kjo bisedë e rëndësishme u fokusua në paqen, drejtësinë dhe ndikimin afatgjatë të aktivizmit të grave në rajon. Feride Rushiti theksoi se arritja e drejtësisë për krimet e luftës është thelbësore, jo vetëm për viktimat, por edhe për familjet e tyre, për të ndërtuar një të ardhme ku “të gjithë zërat dëgjohen”. Ajo theksoi se njohja, rehabilitimi dhe drejtësia janë tre shtyllat e paqes të qëndrueshme.
Sonja Biserko ngriti një pyetje thelbësore: “Çfarë po lëmë për brezin e ardhshëm?” Ajo theksoi urgjencën e mësimit nga historia për të siguruar që të drejtat e njeriut të mbrohen për të gjithë dhe që krimet e kaluara të mos përsëriten kurrë.
Ky libër dhe bisedat që ai nxit, shërbejnë si një thirrje e fuqishme për veprim, duke nderuar gratë që qëndruan kundër padrejtësisë dhe duke frymëzuar brezat e ardhshëm të vazhdojnë luftën e tyre për paqe.
*Ky aktivitet u implementua me mbështetje nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).